“Eagles land”, skuadra shqiptare që synon suksesin në futbollin britanik

7 Dhjetor 2023 | 20:40

Eagle Land ose ndryshe toka e shqiponjave është një skuadër futbolli e cila militon në ligat amatore të futbollit me bazë në Londër. Një ekip i cili synon shumë më tepër se lojën e fushës së blertë, ndërsa objektiv ka marrjen pjesë në FA Cup.

E veçanta e kësaj skuadre është se përbëhet nga futbollistët shqiptarë nga të gjithë trojet, ndërsa në rolin e presidentit është Admir Lala.

“Problemi kryesor ngelet te fusha. Ne jemi në proces nga autoritetet tona lokale në kërkim të një toke, që të na jepet mundësia të ndërtojmë një fushë, Kjo kërkon më shumë kohë dhe më shumë përkushtim”,-tha Lala

Fakti i të qenit një ekip kuqezi, ka bërë që futbollistët të largohen nga skuadrat e tjera dhe t’i bashkohen këtij projekti.

“Kemi  ardhur të japim kontributin tonë, të bëjmë më të mirën, të dëgjohet emri jonë”,-tha Hekuran Koleci, futbollist.

“Arseyja pse zgjodha Eagle Land, pavarësisht se është 3 liga poshtë ekipit ku isha, është mikpritja dhe kënaqësia për të kontribuar për një ekip të ndërtuar nga komuniteti i shqiptarëve” -tha Gerti Balaj, futbollist.

Eagle Land është krijuar në vitin 2019, ndërsa ka pësuar rritje sezon pas sezoni, teksa shumë shpejt synon të ketë dhe një akademi të vetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026