Spahiu: Të burgosurit politik dogjën veten në 2013, jo karriget si Berisha

7 Dhjetor 2023 | 22:11

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin”, se të burgosurit politik në vitin 2013 i vonë flakën vetës për të krijuar një simbol, jo karriget e kuvendit të Shqipërisë siç bën ish-kryeministri Berisha.

Ai solli në vëmendje ngjarjen e rëndë ku ish-i burgosuri politik Lirak Bejko, i vuri flakën vetes pas 12 ditësh grevë urie për të drejtat e mohuara, ndërsa lëvizjet e tanishme në kuvend i konsideroi si lojë politike si nga ana e opozitës edhe nga ana e mazhorancës.

“Lirak Bejko, 10 vite më parë, pas 12 ditësh grevë urie, Lirak Bejko vendosi të vetëflijohet dhe nuk i vuri zjarrin as karriges, as çadrës kundrejt në grevë urie, as gazetave, as librave, por vendosi t’i vërë zjarrin vetes në emër të një kauze të cilën e kishte mbështetur dhe e kishte mbrojtur prej dekadash. Ishte ish-i burgosur politik dhe vendosi të vetëflijohet për të krijuar një simbol dhe një model.

Në sytë e mi, kjo që ndodh në kuvend shumicës së njerëzve u duket një luftë politike. mua më duket lojë nga të dyja palët. Nga kjo lojë kanë fituar edhe Partia Socialiste edhe opozita, grupi i rithemelimit të Sali Berishës.

Kjo e dyta ka fituar sepse ka arritur të faktorizohet,  e dyta ka arritur të pushtojë të gjitha mediat, ekranet televizive, të bëhet lajm i parë kudo, e treta ka arritur të shtrëngojë radhët brenda vetes, e katërta ka arritur të zëvendësoj fjalën, e pesta ka arritur të lërë në hije të gjitha levizjet e reja politike”, -tha juristi Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026