Lela debat me Çanin: Kush është përfaqësuesi i opozitës që po lobon në Uashington

7 Dhjetor 2023 | 21:47

Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela ka debatuar këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” me gazetarin Arian Çani lidhur me lobimin që duhet të bëjë opozita për shqetësime të ndryshme të Shqipërisë jashtë vendit.

Nisur nga miratimi i buxhetit të  shtetit për vitin 2024 në një seancë që zgjati vetëm 7 minuta, Çani tha se edhe opozita duhet të bëjë punën e saj e të lobojë fuqishëm në Uashington e në vende të tjera, për të drejtat e deputetëve që pretendon se po shkelen.

Alfred Lela tha se në fakt opozita e ka një përfaqësues të sajin në aktivitetin që po zhvillohet në Uashington.

Pjesë nga debati në studio:

Arian Çani: Pse opozita sot nuk ka dy apo tre figura që të shkojnë të lobojnë në Uashington, të rrinë atje mos të vijnë fare këtu. Të shkojnë e në dy tre kancelari në Europë.

Alfred Lela: Partia Demokratike ka prej disa ditësh një përfaqësues në aktivitetin që po zhvillohet prej disa ditësh në Uashington.

Arian Çani: Po pse se thoni?

Alfred Lela: Doni edhe emrin tani? Ka sekretarin e marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Henri Cenon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026