Kryeministri i Spanjës përshëndet Kongresin e PS: Shqipëria shembulli progresi

8 Dhjetor 2023 | 11:55

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, ka përcjellë një video-mesazh në Kongresin që është mbledhur ditën e sotme nnga PS në Pallatin e Kongreseve.

Ai tha se vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi me rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe në të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve.

Për këtë Sanxhez i atribuoi meritat kreut të qeverisë Edi Rama.

“Ju flas të gjithëve me një mesazh vëllazërie, vëllazëria që na përcakton  jo vetëm si  socialistë por edhe si demokratë. Vëllazëria që bashkon socialistët nga e gjithë bota përtej kufijve dhe kontinenteve. Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi me rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe në të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë drejt prosperitetit kontributi i PS ka qenë vendimtar nën drejtimin e mikut tim Edi Rama.

Në emër  të gjithë familjes interenacionale socialiste dhe në emrin tim dua t’ju jap të gjithë mbështetjen tonë për të vazhduar promovimin e agjendës transformuese për Shqipërinë. Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe ju do të përfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është gjithashtu edhe i yni. Të njëjtin projekt të drejtësisë dhe progresit social që ndajmë ne socialistët nga të gjitha anët e botës, të njëjtin për të cilin luftojmë çdo ditë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026