Manja në Kongresin e PS: Do të angazhohemi fuqimisht për garantimin e të drejtës
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka mbajtur fjalën në Kongresin e PS në Pallatin e Kongreseve.
Ai theksoi se do të angazhohen fuqimisht për çdo kërkesë të sistemit të drejtësisë për të kountribuar në garantimin e të drejtës.
Më tej ai theksoi se kanë nisur një proces pilotimi të zbatimit të Inteligjencës Artificiale në procesin e hartimit të legjislacionit në Shqipëri si dhe pastrimit të legjislacionit.
“Do të angazhohemi fuqimisht për çdo kërkesë të sistemit të drejtësisë për të kountribuar në garantimin e të drejtës për një gjykim të drejtë përmes shkurtimit të kohës gjykimit të kohës në Gjykatë. Kështu kostoja në kohë e para për palët në gjykim do të reduktohet ndjeshëm. Qytetarët presin të marrin atë drejtësi që mungon prej kohësh. Shqipëria e 2030, Evropa e Ballkanit, na kërkon të ecim me hapin e kohës dhe në procesin e ligjbërjes.
Kemi nisur një proces pilotimi të zbatimit të Inteligjencës Artificiale në procesin e hartimit të legjislacionit në Shqipëri si dhe pastrimit të legjislacionit për të shmangur çdo mbivendosje e për të vendosur standarde unike në ligj-hartim. Në këtë proces modernizimi, të vendosim dhe të zbatojmë standardet evropiane këtu në shtëpinë tonë”-tha Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush