“T’i vënë gishtin kokës”, Rama: Nëse PS ndalon, progresi në rrezik serioz

8 Dhjetor 2023 | 16:52

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë Kongresit të PS tha se qëllimi i forcës politike që ai drejton është të garantojë progres pa kthim.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të kthimit pas nëse fitoret elektorale të radhës mund t’i ulin PS kërkesën ndaj vetes.

“Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit prapa nëse ne si PS nuk do të garantojmë progres pa kthim dhe pa ndalim. Merreni me mend sikur të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhej ky progres. Na duhen tre garanci; një vend i gatshëm të anëtarësohet në BE, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në të gjitha venat e tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor. Ne mund të bëjmë shumë më shumë por të gjitha këto nuk do ta bëjnë vend gati për në BE nëse nuk kemi një drejtësi evropiane dhe një qeverisje evropiane. Fitoret elektorale të radhës mund të na ulin kërkesën ndaj vetes, se nëse PS nuk e ngre më lart kërkesën ndaj vetes përmes secilit prej drejtueseve të saj nuk ka kush e bën gati Shqipërinë për në BE. Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë, fuqia modernizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë sot, pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë parti. Çdokush që ka një detyrë nga kjo parti, duhet t’i vërë gishtin kokës vet dhe t’ia kujtojë mirë këtë fakt absolut që nëse PS, ndalon, ulet, vetëkënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz. Në një kohë kur çdo ditë që dikush ndalon distanca me të tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madhe”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026