Basha uron Ditën e Rinisë nga Senati Amerikan: Shqipëria do të bëhet!

8 Dhjetor 2023 | 20:28

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar ditën e rinisë përmes një videomesazhi nga Senati Amerikan, teksa ndodhet në SHBA në një vizitë zyrtare.

Në fjalën e tij, Basha thotë se pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë, të cilët sipas tij, kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes.

Ai foli me optimizëm kur tha se Shqipëria do të bëhet, pavarësisht mendimeve të skeptikëve dhe të atyre që vendosin interesat vetiake mbi ato të shqiptarëve.

“Të dashur miq, ju përshëndes nga ndërtesa e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë të veçantë për çdo shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare, me një citim nga një nga figurat më frymëzuese të politikës amerikane, nga Presidenti John F. Kennedy, i cili në mënyrë kuptimplotë, për çdo komb na ka lënë trashëgim thënien se: ‘Pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij’.

Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish.

Do ta bëjnë për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e lirisë, për Shqipërinë e demokracisë. Sepse ndryshe nga ç’mendojnë pesimistët, skeptikët, apo ata që gjithmonë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve, Shqipëria do të bëhet! Gëzuar Ditën e Rinisë!”, u shpreh Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026