“Misteri i Liridonës”, eksperti: Shkak mund të jetë një “aferë nderi” e Naimit

9 Dhjetor 2023 | 16:32

Vrasja e Liridona Ademaj vazhdon të mbetet kryefjalë e debatit të dy javëve të fundit, ku vlen të thuhet se shkaku mbetet ende enigmatik. Pistat e hetimit janë të ndryshme, qoftë nga aspekti financiar, nga procesi gjyqësor i divorcit apo shkaqe të tjera.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Weekend, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ndau qëndrimin e tij me shkaqet që mund të kenë shtyrë në vrasjen e Liridonës. Sipas tij, e ndjera mund t’i ketë vendsour kufizime në shpenzime bashkëshortit të saj, I cili kryente një jetë luksoze dhe kushtueshme.

“Takimi apo qëndrimi në ambiente me personalitete të larta ndoshta eventualisht ka bërë të mundur që nga bashkëshortja e tij, e ndjera Liridona, t’i kufizohen nga aspketi financiar, për shkak të detyrimeve që ai ka pasur.”

Megjithatë sipas Ibishit nëse shohim nivelin e jetesës së çiftit përjashtohet fakti që indiciet e para për vrasjen e të resë të jenë nga përfitimi i siguracionit të Suedisë.

Eksperti tha se mund të ketë të bëjë me një “aferë nderi” të Naimit që mund ta kenë ditur vetëm një numër i caktuar personash dhe bashkëshortja e tij.

“Bien poshtë supozimet e para se mund të jetë nga aspekti i siguracionit të Suedisë. Nuk bëhet fjalë për shuma disa miliona euroshe, por për diku më pak se 200 mijë Euro. Kështu që më tepër ka të bëjë me mundësi të ndonjë ‘afere nderi’, që ndoshta mund ta kenë ditur një numër i kufizuar njerëzish, ndoshta edhe bashkëshortja e tij.”

Ndërkohë hetimet e Prokurorisë së Kosovës vijojnë për zbulimin e pistave të reja dhe zbardhjen e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026