“Gjykatat kanë vrarë 5 mijë shqiptarë”- Pajtuesi i gjaqeve: Pleqësitë, të përsosura
Gjin Marku, pajtues i gjaqeve, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Real People në EuroneWs Albania, ku foli në lidhje me zbatimin e Kanunit të Lekë Dugjanit, përgjatë historisë në malet shqiptare.
Gjini theksoi se pleqësitë kanunore kanë qenë gjykata të përsosura të cilat jepnin vendime të drejta. Madje ai shkoi deri aty sa tha se pleqësitë ishin forma të organizimit të gjykatave shumë herë më të mira se drejtësia në ditën e sotme.
Sipast tij nga gjykatata në 30-vitet e fundit mund të jenë shkaktuar 4 ose 5 mijë viktima, ndërkohë që nga vendimi i pleqësive kanunore të gjithë mbeteshin të kënaqur.
“Gjykatat ose pleqësitë kanunore kanë sjellë gjithmonë paqe, kurrë s’ka ndodhur që të ketë pakënaqësi ose mosrealizim të përgjegjësi që del nga vendimi i pleqësisë zakonore.
Vendimet e gjykatave në Shqipëri na kanë sjellë rreth 4 ose 5 mijë të vrarë në 30 vite tranzicion.
Pleqësia ka qenë e përsosur, asnjë gjykatë e formacioneve shtetërore nuk ka qenë si pleqësia e zakoneve pasi siç thotë Kadareja kanuni s’linte gjë në hije. Por krijonte shembuj dhe precedentë që merreshein shembull dhe në gjykata të tjera dhe në vendime. Të gjthë ndjenin lumturinë që vendimi që u mor ishte vendimi I përsosur.
Kuvendet bëheshin burrë me burrë, por kur nuk ishte burri, ishte në luftë apo diku tjetër, atëherë kthehej dhe zonja e shtëpisë, e cila ishte e barabartë me burrin”, tha pajtuesi i gjaqeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh