Bie numri i të infektuarve me Covid-19, 20 të vdekur në Shqipëri

1 Mars 2021 | 16:47

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë zbuluar 764 raste të reja me coronavirus, ndërsa 20 qytetarë të infektuar kanë humbur jetën. Në krahasim me një ditë më parë vihet re një ulje e infektimeve dhe viktimave nga coronavirus.

Aktulisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet e tjera rajonale po trajtohen 659 pacientë, prej tyre 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 janë të intubuar.

Qarku i Tiranës me 22,974 raste aktive, mbetet më shqetësuesi, pasuar nga Fieri (2,621 raste), Vlora (1,765), Durrësi (1,651) dhe Shkodra (1,367).

Bazuar në të dhënat e fundit, MSH-ja thotë se kanë mposhtur sëmundjen 640 qytetarë, duke e çuar kështu në total numrin e të shëruarve në 70 413, që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë për shkak të infektimit me coronavirus kanë ndërruar jetë 1,816 qytetarë, ndërsa shumica e tyre kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Qarku më i prekur në vend mbetet ai i Tiranës, i cili kryeson listën si për të infektuarit ashtu dhe për numrin e viktimave. Autoritetet shëndetësore kanë apeluar në mënyrë të vazhdueshme ndaj qytetarëve duke iu kërkuar të zbatojnë me rigorozitet masat anti-covid, me qëllim kryesor, frenimin dhe shkëputjen e përhapjes së infeksionit në popullatë.

Të dhënat e përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se muaji shkurt pati rreth 9 mijë raste më shumë se muaji janar ndërkohë që u regjistrua pothuajse dyfishim i viktimave.

Në janar pati 20,676 raste dhe 199 viktima, ndërsa në shkurt 29,040 raste dhe 416 viktima.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026