“Nga mijëra zyrtarë 10-15 po gjykohen”, Klosi: Llogarinë e japim para njerëzve

9 Dhjetor 2023 | 20:38

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi komentoi në emisionin Review në Euronews Albania Kongresin e PS të zhvilluar një ditë më parë dhe fjalimin e kryeministrit lidhur me drejtësinë.

Klosi u shpreh se një nga premtimet më të mëdha të PS kur erdhi në pushtet ishte një drejtësi e pavarur dhe ajo po bëhet realitet.

Teksa iu referua zyrtarëve socialistë të cilët po hetohen nga SPAK, Klosi e cilësoi normale që në mijëra zyrtarë që kanë firmosur në 10 vjet qeverisje, 10-15 prej tyre po gjykohen.

“PS në këto 11 vjet qeverisje qendrore dhe shumë vite të qeverisjes lokale ka prodhuar qindra kryetare bashkie e ministra. Ka kaq qindra individë që kanë firmosur dhe në ta ka 10-15 që po gjykohen, në mijëra njerëz që kanë marrë vendime. Llogarinë e japim para njerëzve, kjo është përgjegjësia politike. Llogaridhënia është zgjedhje, dhe nga 10 zgjedhjet e fundit, 9 janë fituar nga Rama”, tha Klosi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026