Arian Çani: Beleri më merr shpesh në telefon, për çfarë i ka bërë “mirë” burgu

11 Dhjetor 2023 | 22:45

Gazetari Arian Çani është shprehur se zhvillon biseda të shpeshta telefonike me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në paraburgim për blerje votash.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Çani tha se Beleri është një person shumë i kthjellët dhe i saktë në ato që thotë, por shtoi se ka pasur pak problem me gjuhën shqipe.

Duke dëgjuar intervistën e tij të sotme nga burgu, Çani tha se qelia i paska bërë “mirë” Belerit në përmirësimin e gjuhës shqipe, pasi sipas tij, kishte shumë përmirësim.

“Unë flas në telefon shpesh me zotin Beleri. Flas me kabinë, kur ka mundësinë merr ai në telefon. Unë e kam dëgjuar edhe herë të tjera, e di shumë mirë sesa i qartë dhe sa i kthjellët është Beleri. Këtë e them për të gjithë ata që e paragjykojnë pa e njohur.

Thjesht ka një problem pak të vogël me shqipen, sepse ngaqë ka jetuar vite të tëra dhe që kur ka lindur ka folur gjuhën e tij që është greqishtja. Ka problem sepse shqipja nuk i vjen lirshëm siç i v jen greqishtja përshembull.

Nuk është çështje theksi sepse gjuha është edhe mendim. Por më bëhet qejfi sepse në këtë intervistë që dëgjova tani ka një evolucion të paparë përsa i përket të shprehurit të shqipes.

Edhe ishte shumë i saktë. Ishte i saktë për ata që janë pak të iluminuar, sepse për errësirën, njerëzit e errësirës nuk kuptojnë asgjë nga ato që thotë Beleri”, tha Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026