Kërkesa e SPAK, Berisha: Akti kundër meje frymëzim për opozitën, vijon beteja

12 Dhjetor 2023 | 13:16

Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë një konferencë për media, ku u ndal tek kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Berisha tha se nëse kërkesa për masë arresti do të vijë në Kuvend, ai do të votojë pro saj.

Më tej ai theksoi se ky akt kundër tij nuk do të ndalë opozitën e cila sipas tij do të vijojë betejën që ka nisur.

Berisha nënvizoi se akti kundër tij është frymëzim për opozitën.

“Vendimi i Kuvendit do të zbatohet nga Berisha sado që ky vendim i SKAP është i paligjshëm i bazuar në vendim të paligjshëm. Nëse Kuvendi pranon këtë vendim të paligjshëm, të bazuar në vendim kushtetutës të paligjshëm është përgjegjësia e tij. Unë do të  përputhem me vendimet e gjyqësorit. Përsa i përket opozitës asgjë nuk e ndalon betejën e tyre. Beteja do të zhvillohet në çdo skaj. Ata e shohin si përpjekje për të dëmtuar opozitën. Ky akt kundër meje është një frymëzim për opozitën. Në këtë kontekst  ndihem më i motivuar se kurrë”-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026