Rikthehet Champions League, ndeshjet e fundit në grupe

12 Dhjetor 2023 | 13:39

Një ndeshje jetë a vdekje mund të konsiderohet pa asnjë lloj dyshimi përballja mes Manchester United dhe Bayernit të Mynihut. Në teatrin e ëndrrave djajtë synojnë të bëjnë detyrën edhe pse varen nga sfida tjetër e grupit që luhet në Kopenhagen me Galatasarayn.

Të vetmit të qetë në grupin A janë bavarezët që janë të kualifikuar, ndërsa 3 ekipet e tjera luftojnë për një biletë, por natyrisht surprizat nuk përjashtohen.

Fitorja është e vetmja mundësi që Manchester të kalojë më tej, por ndeshja në Danimarkë duhet të ndahet në barazim, nëse një prej ekipeve fiton, atëherë djajtë eliminohen automatikisht.

Në grupin B, Arsenali është i kualifikuar, teksa udhëton drejt Holandës ku e pret PSV. Të dyja skuadrat kanë siguruar biletën, ndërsa për vendin e tretë luhet Lens-Sevilla.

5 fitore në po aq ndeshje bëjnë që Reali i Madridit ta shohë veten më tej, ndërsa transferta e Berlinit nuk përbën problem, ndërsa napoletanëve u duhet 1 pikë për të shkuar më tej.

Në grupin D, Interi dhe Real Sociedad janë kualifikuar për fazën me eliminim direkt, por përballen për kreun. Sfida e parë u mbyll në barazim, ndërsa udhëheqin me nga 11 pikë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026