Kërkesa e SPAK, Berisha: Asnjë ndryshim në strategjinë tonë të mosbindjes civile

12 Dhjetor 2023 | 15:34

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kërkesa e SPAK në Kuvend për masë sigurie ndaj tij, nuk e ndryshon strategjinë e opozitës për mosbindje civile në Parlament.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij për mediat nga ambientet jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku tha se do të zbatojë vendimin që do të marrë Parlamenti për imunitetin e tij.

“Cilido të jetë vendimi i Parlamentit unë e pranoj. Asnjë pjesëmarrje, asnjë ndryshim në strategjinë tonë të mosbindjes civile nuk do të ketë në Parlament për shkak të kësaj çështjeje. Ne vazhdojmë me mosbindjen civile, ndërsa grupi diskutoi dhe është plotësisht dakord me qëndrimet e paraqitura nga unë. Opozita ka 6 javë që nuk voton në Parlament, ose voton me mosbindje civile.

Unë vendimin zyrtar e kam marrë nga mediat. Kryesia e Kuvendit do më dorëzojë mua dokumentin. Qëndrimi im është ky, baza e këtij qëndrimi është propozimi im në vitin 2012 për heqjen e çdo lloj imuniteti për deputetët.

Unë do të respektoj vendimin e Kuvendit. Pse e bëra të gjithë këtë? E bëra që askush të mos i marrë dot pushtetin Parlamentit. Sepse gjykatës të pandërgjegjshëm dhe prokurorë politikë i lejuan vetes të shkruajnë në tavolinë nenet e Kushtetutës, të deklarojnë se ndalimi i daljes jashtë shtetit nuk është heqje lirije, ndonse ajo me Kushtetutë është heqje lirie”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026