“Berisha s’është interes publik”- Burimi: Opozitës po i mohoen të drejtat në Kuvend
Analisti Genc Burimi është shprehur se çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha me SPAK nuk është problem i shqiptarëve dhe as interes publik.
Komentet Burimi i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se problemi i shqiptarëve sot është që opozitës po i mohoen të drejtat në Parlament, përkatësisht ngritja e Komisioneve Hetimore.
“Berisha nuk është interes publik, nuk na bëhet vonë fare. Interes publik sot është që opozitës sot po i mohoen të drejtat në Parlament që janë Komisionet hetimore Parlamentare. Nuk ka lidhje fare Berisha. Berisha ka një tjetër problem. Ky është problemi i shqiptarëve.
Berisha të shkojë të mbrohet në shtëpi. Shqiptarët kanë problemin që në Parlament një force politike po i mohoen komisionet parlametare. Ne si gazetarë në intereson sot debati publik, jo Berisha.
Berisha të shkojë të mbrohet, nëse ka bërë mëkate, t’i japë përgjigje drejtësisë, të shkojë deri në Strasburg. Dy gjëra janë sot që u interesojnë shqiptarëve, Parlamenti po jep një shfaqe të shëmtuar dhe është kosto për maxhorancën dhe dosja e integrimit”, u shpreh Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta