Avokati: Berisha shembull i keq për qytetarët, tregoi se s’respekton Gjykatën
Avokati Arben Llangozi komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës në mënyrë që t’i hapë rrugë vendosjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” .
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Sali Berisha, ishte shembull i keq për qytetarët duke shtuar se u soll si gangster me vendimet e Gjykatës.
Mes të tjerash ai u shpreh i bindur se Gjykata do të vendos ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest me burg”.
“Ne e kemi parashikuar këtë gjë, kemi thënë që do i shtrëngohet masa e sigurisë dhe ja dita erdhi. Me vendimet e Gjykatës nuk mund të bëhesh gangsterë dhe Berisha në njëfarë forme u bë gangster me ligjin. Me të drejtë Prokuroria e Posaçme po vë në vend autoritetin ligjor për të cilën është krijuar Berisha ishte një shembull i keq jo vetëm për veten e vet por dhe për qytetarët.
SPAK e ka lënë hapur variantin dhe mendoj se nuk do i kushtojë asgjë që të caktojë masën e arrestit me burg. Unë km bindjen se SPAK do caktojë një masë “arrest me burg” sepse ka qenë i ashpër kundrejt SPAK, jo se do të veprojë në shenjë hakmarrje, por ai në vetvete ka thënë se do të bëjë gjyq publik kur në këto momente kemi sekret hetimor. Besoj se Berisha dashur pa dashur është duke cenuar sekretin hetimor”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta