Felaj thirrje opozitës për tensionet në Kuvend: T’i druhen rregullores e ligjit

13 Dhjetor 2023 | 14:25

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se nuk i druhen faktit që mund të ketë trazira nga ana e opozitës në ditën që do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së  SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Ajo nënvizoi se tensioneve duhet t’i druhen ata që kanë ndërmend ta shkaktojnë, pasi rregullorja e Kuvendit është e qartë.

“Ata që kanë ndërmend të bëjnë trazira duhet t’i druhen rregullores së Kuvendit por dhe ligjit. Disa veprime kanë qenë veprime ekstreme dhe në gjykimin tim përbëjnë elementë të pastër të veprës penale. Përshembull të kanosësh me jetë punonjës të Gardës. Para më shumë se një muaj  është goditur një pjesëtar i medias që ishte brenda. Ky është një veprim degradues. Ka dhe mjete në dispozicion për të disiplinuar jetën parlamentare dhe për ta sjellë atë në kornizën e rregullave për të cilat ne kemi rënë dakord së bashku. Në fund të ditës para se të jemi deputetë jemi qytetarë. Drurja duhet të jetë për ata që kanë plan ta thyejnë ligjin”-tha ajo.

E pyetur nëse Kuvendi vendos se cila masë do të merret për Sali Berishën Felaj për Euronews Albania, theksoi: Kuvendi ka vetëm një detyrim, të japë autorizimin në rastin që kërkohet të vendoset njëra nga masat shtrënguese që çojnë në heqjen e lirisë së deputetit.

Në formulimin që ka përdorur në kërkesë shoh se është njësoj me atë që përmban rregullorja e Kuvendit të  Shqipërisë  por njëkohësisht dhe neni përkatës i procedurës përkatëse. Pastaj shpjegimet e mëtejshme se çfarë kërkese kanë ndërmend ato t’i paraqesin Gjykatës pasi të jetë dhënë autorizimi nga ana e Kuvendit të  Shqipërisë, unë besoj se do i dëgjojmë në Këshillin e Rregullores se Mandateve. Kuvendi duhet të bindet për arsyet që Prokuroria ka bërë këtë kërkesë dhe të vendos për dhënien ose jo të autorizimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024