“Pa hyrë unë nuk hyni”-Noka përplaset me socialistët, PD bllokon dyert e parlamentit
Deputetët e opozitës të përjashtuar nga seancat janë përplasur me punonjësit e gardës të cilët nuk i kanë lejuar të futen në Parlament.
Ata kanë bllokuar të dyja dyert e Parlamentit, derën kryesore dhe atë dytësore dhe nuk kanë lejuar deputetët e PS të futen në sallë duke u përplasur verbalisht dhe fizikisht me ta.
Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS, Ilir Metaj, të cilin nuk e ka lejuar të hyjë në parlamet. “Pa hyrë unë nuk do hysh”, është dëgjuar të thotë Noka.
Sali Berisha në një prononcim për mediat jashtë parlamentit tha se këto nuk janë pamje të një republike parlamentar, por të një narkorepublike.
Shikoni, deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjaftin që opozita të mos jetë në parlament, ky është koncepti i tyre për parlamentin, për ta parlamenti është Edi Rama, ai është sulltani”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut