Kuvendi vendos të hënën mbi arrestin e Berishës, Rithemelimi njofton protestë

14 Dhjetor 2023 | 16:52

Në mbledhjen e Kryesisë së Rithemelimit është vendosur të zhvillohen protesta ditën e hënë para kryesisë së Kuvendit dhe të enjten para Parlamentit.

Të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës. Ndërsa e enjtja shënon edhe seancën e fundit në Kuvend për këtë sesion parlamentar.

Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tre herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës.

Në këto kushte SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026