“Parlamenti ishte i pushtuar”- Boçi: 50 gardistë luftonin si luan në emër të Ramës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është shprehur se ditën e sotme Parlamenti i Shqipërisë ishte i pushtuar nga gardistë që sipas tij, luftonin kundër opozitës në emër të kryeministrit Edi Rama.
Komentet Boçi i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku tha se sot debati duhet të rrotullohet rreth kufizimit të lirisë të deputetëve të opozitës.
Ai tha se ndaj deputetëve të opozitës është përdorur dhunë policore, me qëllim mos-lejimin e tyre në Kuvend.
“Le të vinte një përfaqësues i maxhorancës dhe t’ja rreshtonim të gjitha shkeljet, sesi sillen ndaj deputetëve të opozitës. Ky është debati sot, e kufizimit të lirisë të deputetëve të opozitës. Lufta është atje, te ajo dhuna policeske.
Ishte i pushtuar Parlamenti. Si thoni disa gardistë. Unë vij nga Parlamenti, e di sa gardistë janë. Ka 10 porta të ndryshme. Aty ishin mbi 50 gardistë që luftonin si luanë në emër të Ramës.
Ngjarja më e rëndë është rrëmbimi i gazetarit Elton Qyno. Ju sot duhet të më pyesnit për situatën e medias, si u rrëmbye Qyno. Unë kam ndjeshmërinë që si politikan të flas për këtë çështje”, tha Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta