“Flamurin Kuq e Zi e mbajta 9 ditë në Antarktidë”-shqiptari nga Amerika
Flamuri shqiptar ka mbërritur pak ditë më parë në polin e jugut, në Antarktidë, falë shqiptaro-amerikanit Florin Sulo. Ai jeton në Philadelphia dhe sapo është kthyer në shtëpi pas këtij udhëtimi shumë mbresëlënës, pas kësaj aventure që pakkush e përjeton.
I ftuar në një lidhje direkte për “Good Morning Albanians” ai tregoi më tepër për këtë eksperiencë të paharrueshme si dhe për arsyen se përse kishte marrë me vete edhe flamurin kuq e zi.
“Në atë moment isha pak më patriot se zakonisht. Sapo kishte kaluar përvjetori i pavarësisë dhe kombëtarja shqiptare ishte futur në kampionatin europian. Po ndihesha shumë patriot, kisha edhe flamurin me vete dhe thash ta nxirrja dhe në Antarktidë. Nga njerëzit që ishin me mua disa e njihnin si flamur, disa madje edhe kishin qenë në Shqipëri dhe e mburrnin shumë për alpinizmin. Gati 9 ditë jam ngrohur me flamurin shqiptar”,-tha Florin Sulo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush