“Liridona”| Pacolli reagon ashpër, paralajmëron padi: S’mund të poshtëroni familjen
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e bëra në media nga analistë të ndryshëm në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj.
Pacolli ka paralajmëruar padi për analistin Arjan Curri, i cili disa ditë më parë deklaroi se ka dyshime se Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, mund të ketë qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë.
Në reagimin e tij Pacolli nënvizon se vjen nga një familje me tradita dhe nuk mund të tolerojë asnjë person që tenton të poshtërojë integritetin e familjes së tij.
Ai nënvizon se deklaratat në media kanë bërë që djali i tij i vogël të bie pre e bullizmit, duke paralajmëruar se personat që kanë bërë këto deklarata do të mbajnë përgjegjësi.
“Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një grumbull lajmesh dhe opinionesh të ndara kohët e fundit. Gjithashtu kam vënë re se disa individë, me qëllime të këqija, me shpifje dhe deklarata të pasakta të shfaqura në TV, tentuan të më shantazhojnë dhe të kontaminojnë emrin tim dhe të poshtërojnë integritetin e familjes sime.
Ju zoti Arjan Curri që nisët këtë akt të shëmtuar me shpifjet dhe gënjeshtrat tuaja nuk keni të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullizmit të vazhdueshëm, nga miqtë e tij për shkak të deklaratave të juaja false dhe mashtruese
Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruan Pacolli.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit