Eksperti zbulon pistën e re për Liridonën: 1 shoqe iu zhduk në Suedi, ku po hetohet

15 Dhjetor 2023 | 10:41

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se ende po vijojnë hetimet për çështjen e Liridonës. Ai tha se kohët e fundit ka shumë dyshime për sa i takon  arsyeve që kanë çuar në këtë krim.

“Deri më tani ja në arrestuar 4 persona, por ende nuk dihen motivet e vrasjes. Deri më tani janë dhënë disa mendime nga gazetarë, analistë, familjarë, por është e vështirë të kuptohet nëse kemi të bëjmë me këto pista hetimit. Në fillim ishte ideja se Naim Murseli e vrau të shoqen për të përfituar nga siguracionet e saj. Por më pas kuptuam se Liridona nuk kishte sigurime aq të mëdha.  Më pas pati mendime se çështja mund të lidhej me arsye seksuale, ku u përmend edhe emri i ish-presidentit Pacolli.

Gjithashtu është thënë se një shoqe shqiptare e Liridonës në Suedi është zhdukur, gjë që thuhet se mund të ketë lidhje me ngjarjen. Liridona me Murselin nuk duket të kenë pasur probleme martesore. Naimi ka bërë një kërkesë për divorc në vitin 2019, por kjo e fundit e ka refuzuar e mund t’i ketë thënë se nëse do ndaheshin ajo do i nxirrte sekretet, gjë që mund të jetë edhe motivi kryesor”,-tha eksperti.

Eksperti foli gjithashtu edhe për deklaratën e Behgjet Pacollit, duke thënë se në deklaratën e tij ai priste që ish-presidenti minimumi të sqaronte opinionin publik, për lidhjen e tij me të dyshuarin, në vend që të flistë për padi.

Bedri Elezi foli edhe në lidhje me një postim të Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili Naim Murselajt i është referuar si monstrum.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook të martën ka thënë se restoranti në fjalë me pronarë serbë është vendtakim i shqiptarëve me agjentë të shërbimit sekret serb.

“Në këtë vend dyshohet se ka takime të pjesëtarëve të shërbimeve sekrete serbe me eventualisht, me bashkëpunëtorë politikanë të ndryshëm, por nuk arrij ta kuptoj në asnjë moment ndërlidhjen që tani e ka bërë me rastin e  Liridona Ademaj. Nuk e di se çfarë ka dashur Jetlir Zyberaj të thotë me këtë postim”,-tha Elezi, duke shtuar se atë restorant e frekuentojnë një numër i madh qytetarësh, por edhe politikanësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026