Veto e Greqisë, Ngjela: E përkohshme, Athinën e shqetëson marrëdhënia Shqipëri-SHBA
Greqia nuk firmosi hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë me BE-në, duke vendosur veto për shkak të çështjes Beleri.
Ndërkohë avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se vetoja është e përkohshme dhe se pas disa muajsh Greqia do të tërhiqet.
Mes të tjerash ai theksoi se Greqinë e shqetëson fakti që Shqipëria është në aleancë me SHBA.
“Është e përkohshme, nuk e bllokon dot, kjo tregon se janë naivë dhe të ligj në politikën ndërkombëtare. Kjo tregon se e duan domosdoshmërisht Himarën. Kot lodhen. Do rrinë nja një muaj ose dy muaj dhe do kthehen prapë. Siç duket Greqia ka shpenzuar shumë në të gjitha aspektet. Greqia paska pikë më të fortë në Shqipëri Himarën. Kanë kaluar të dobësia e tyre historike që vuajnë për Himarën. Janë jashtë kohës, nuk kanë optikë normale.
I ka krijuar shqetësim ngritja e Shqipërisë, në arenën ndërkombëtare, sidomos në aleancën me SHBA. Greqia do të tërhiqet dhe të shohim se çfarë do të bëjnë kur të ndërhyjë SHBA. Dhe tjetra, ata kanë 360 miliardë euro borxh në perëndim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta