Kërkesa e SPAK për Berishën, Beçi: Kriteret për masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’
Ish-prokurori Eugen Beçi foli në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Gjykata duhet të kishte bërë një kërkesë të tillë që tek masa e parë ndaj Berishës.
“Parlamenti është ai që duhet të vendos në rast se do i hyjë interpretimit logjik dhe Kushtetues. Prokuroria dhe Gjykata u fut kot në një fortunë të këtij lloj, sepse mund të kish kërkuar autorizimin që në fillim, pra që tek masa e parë. Këta deputetë që do të shqyrtojnë një autorizim të tillë nga Prokuroria e Posaçme duhet të mendojnë dhe për veten e tyre.
Ai foli në lidhje dhe me kriteret për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke shtuar se një masë e tillë, mund zbatohet vetëm në banesën ku jeton personi.
“Arresti i shtëpisë hyn në kategorinë e masave të sigurimit që është barabartë me arrestin në burg. Përsa i përket kushteve dhe veçorive që duhet të ketë arresti në shtëpi ato vendosen rast pas rasti nga një Gjykatë e cila vlerëson veprën penale dhe rrezikshmërinë e personit.
Zakonisht përcaktimet e kodit të procedurës penale kur caktohet masa e sigurimit nga një Gjykatë për një shtetas, janë të të tilla që shtetasi ftohet të deklarojë adresën e tij të banimit. Adresa e tij e banimit, në rast se duhet të provohet me një çertefikatë pronësie. Duhet të jetë patjetër të jetë banesë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Miliardere dhe 25 vjet më e re, Tom Cruise në një lidhje dashurie me rusen
- Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana merret në pyetje nga SPAK
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta