Juglindja nën dëborë, rëndohet situata. Probleme me rrugët dhe energjinë elektrike
Situatë e rënduar paraqitet në juglindje të vendit. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të reshjeve të dëborës, kryesisht në zonat malore aty ku trashësia e dëborës ka shkuar nga 30-40 cm, çka ka bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve në këto zona.
Probleme ka pasur në rrugën e vjetër të Qafës së Qarrit, aty për shkak të reshjeve të dëborës dhe shkarjeve të dherave për orë të tëra kanë ngelur të bllokuar mjetet.
Me probleme paraqitet aksi rrugor Vithkuq – Shtyllë – Panarit, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm. Probleme përsa i përket qarkullimit ka në gjithë fshatrat e zonave malore të bashkive Korçë, Maliq, Kolonjë, Devoll e Pogradec.
Më e rënduar paraqitet situata përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Nga orët e para të mëngjesit të sotëm pa energji elektrike janë të gjitha fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, ashtu siç janë pa energji elektrike shumë fshatra të Kolonjës, të Devollit të Sipërm, të Maliqit e të Pogradecit.
Grupet e punës janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike por situata e rënduar me reshje bore në këto zona e bën të vështirë punën e tyre.
Zyrtarisht bëhet me dije se 13 grupe të OSSHE janë në terren duke punuar. Probleme me të shumta ka pasur në linjat e tensionit të ulët e të mesëm. Flitet edhe për rrëzim të shtyllave të tensionit të ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.