“A do e votojnë heqjen e imunitetit të Berishës?”- Përgjigjet zëdhënësja e PD
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, u shpreh se PD mbështet pa kushte SPAK në hetimin e cilitdo politikani.
Komentet Karabina i bëri në “Euronews Albania”, ku komentoi kërkesën e SPAK për “masë arresti” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo tha se ka ardhur koha që politika të mos ndikojë më te drejtësia dhe pandëshkueshmëria të marrë fund.
“PD e ka të qartë qëndrimin, mbështet pa kushte SPAK. Ka ardhur koha që politika të mos ndikojë më te drejtësia. Nëse ka një element që nuk ka funksionuar dhe ka lejuar që politikanët ta përdorin pushtetin e tyre është pandëshkueshmëria.
Me mbështetjen e BE dhe SHBA për Reformën në Drejtësi dhe SPAK, do të fillojë ndëshkueshmëria për këdo që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve.
Gjatë kësaj periudhe që ka nis aksioni kemi pasur 2 kahe të kundërta, PD që mbështet këtë reformë dhe grupin e “Rithemelimit” pse jo edhe qeverinë që sulmon këtë reform”, tha Karabina.
LEXONI GJITHASHTU:
Zheji: Nëse do kishim bashkim imagjinar Berisha-Meta-Basha do kishim rotacion
“Gati mosbindje civile”, Bylykbashi zbërthen skenarin e Berishës: Çfarë do ndodhë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit