Mes skamjes dhe mjerimit, Euronews siguron pamje nga banesa e familjarëve të Mjacajt

16 Dhjetor 2023 | 20:48

Euronews Albania ka zbuluar pamjet nga shtëpia në Shkodër e autorit të vrasjes së Arben Llëshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacajt, i cili ka kryer më parë edhe ekzekutimin e 2 turistëve çekë dhe një të mituri.

Nga pamjet e siguruara, duket se familja e Mjacajt jetonte në kushte të mjerueshme ekonomike, mes skamjes dhe varfërisë.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Review” në Euronews Albania, gazetari Aldo Kozarja tha se Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle të imtësishme në banesën e familjarëve të Mjacajt, pas dyshimeve se vrasja është kryer me pagesë, duke pretenduar se atje mund të gjenin një sasi të caktuar parash.

“Zyrtarët e Policisë së Shkodrës kanë kryer një kontroll të imtësishëm në shtëpinë e Sokol Mjacaj. Kontrolli është bërë sepse Policia fillimisht dhe grupi hetimor ka dyshuar se kemi të bëjmë për një vrasje me pagesë. Dhe përmes këtij kontrolli në banesën e rrënuar në kushte jashtëzakonisht të varfëra, është menduar se mund të fshihej një sasi e konsiderueshme parash te babai apo vëllai i tij”, tha Kozarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026