Eksperti: Pas fitores, Vuçiç bëhet gati për botën serbe
Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se pas kësaj fitoreje Aleksandër Vuçiç do të vërë në zbatim projektin e tij për ‘Botën serbe’.
“Politika e Beogradit në këtë një vit e gjysme ka shtrirë influencimin e saj në partinë e dytë të Ivica Daçiç, të cilët po përkrahin projektin që ka lidhje me krijimin e të ashtuquajturës ‘bota serbe’. Dhe paraqitja e fitores së zgjedhjeve jep impaktin e asaj që Serbia e ka kthyer diskursin në drejtim të defunksionalizimit të çdo vendi rajonal që kufizohet me Serbinë. Është një alarm kjo fitore e Vuçiç të cilën edhe kreu i opozitës serbe s’e ka pranuar pasi shumë vota janë importuar nga Bosnja dhe Republika Srpska”, tha eksperti.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta