Këshilli i Mandateve për imunitetin e Berishës/ Alibeaj: Të pranohet kërkesa e SPAK
Enkelejd Alibej tha në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se duhet hequr imuniteti për këdo, duke bërë kështu që para ligjit të jenë të gjithë të barabartë.
Ai si përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve të Rregulloreve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka propozuar që të pranohet kërkesa e SPAK-ut për bërjen të mundur të masave të sigurisë arrest me burg, ose arrest me shtëpi për deputetin Sali Berisha.
Alibeaj tha se heqja e imunitetit për deputetët ka qenë një propozim i vazhdueshëm i Partisë Demokratike, që ishte refuzuar nga vazhdimisht nga mazhoranca, por siç u shpreh ai “mesa duket tashmë erdhi koha për të siguruar këtë barazi para ligjit”.
“Shqiptarët duan një politikë që të mos jetë jo e baravbartë para ligjit me ta. Ajo që duhet të vendosim sot ne kolegë të mazhorancës është pikërisht kjo ta sigurojmë si një shërbim ndaj shqiptarëve sot dhe në të ardhmen; zero imunitet për askënd, hapje dhe mbështetje totale për SPAK-un, krijimi madje edhe i kushteve të presionit pozitiv që të mos lejohet asnjëlloj tisi të hollë perceptimi që po krijohen dopjo standarde që disa po trajtohen si të nënës e disa si të njerkës.
Duke bërë këtë akt sot, krijojmë një presion pozitiv ndaj SPAK-ut dhe ndaj Gjykatës që po për çdo rast tjetër për pushtetarë të rëndësishëm që sot janë në detyrë të kenë të njëjtin trajtim. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi i imi personal si përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve të Rregulloreve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kërkesën e paraqitur nga SPAK për dhënien e autorizimit i rekomandoj seancës plenare ta pranojë si kërkesë dhe të lëshojë autorizimin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet