“Dënimi i Berishës e shpëton opozitën”, Mërtiri: Goditja më e mirë kundër Ramës

18 Dhjetor 2023 | 19:08

Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se dënimi i Berishës është goditja më e madhe që SPAK-u mund t’i bëjë Ramës.

Sipas tij dënimi i ish kryeministrit jo vetëm që nuk e dëm ton opozitën, por e shpëton atë nga pengamrrja, pasi siç u shpreh ai nëse opozita do të vazhdojë të jetë kështu siç është, atëherë Rama mund të qëndroje përjetësisht në pushtet.

“Ky tha që sa të merrte udhëheqjen e Partisë Demokratike do e mundte Ramën për 6 muaj, kjo nuk ndodhi e përkundrazi ky po shkon tashmë në burg. Jemi dy vite e gjysmë me vonesë, nëse demokratët do e kishin kuptuar që në fillim nuk do ishin sot këtu dhe me siguri Rama do ishte rrëzuar pa e përmbushur mandatin, sepse skandalet e Ramës kanë qenë ulëritëse, ai qëndron në pushtet pikërisht prej zotit Berisha.

Dënimi i zotit Berisha e shpëton opozitën, e pastron atë nga një kalbësi dhe pengmarrje e cila e ka lënë opozitën aty ku është. Duke ndenjur opozita këtu ku është, Rama qëndroni përjetësisht në pushtet. Goditja më e madhe që mund t’i bëjë SPAK-u Ramës, është të dënojë zotin B erisha, kështu do çlirohet fuqi opozitare”,-tha Ergys Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026