Pse Argita është zgjidhja ideale për PD? Gazetari: Do mbledhë “borxhet”…

18 Dhjetor 2023 | 19:50

Gazetari Flogert Muça tha se Argita Berisha Malltezi do të ishte zgjidhja ideale për të kryesuar Partinë Demokratike.

Duke folur për Euronews Albania Muça tha se vetëm Argita do mund të bëjë që demokratët t’i bashkohen e gjithashtu të “mbledhë borxhet” e Berishës.

“Duhet të kemi parasysh diçka, ata që ndjekin Sali Berishën janë dy kategori qytetarësh, njëra janë ata që Sali Berishën e shikojnë si zot ata thonë “Kjo është kisha ku ne falemi”, është e drejta e tyre.

Kategoria tjetër janë borxhlinjtë, janë ata njerëz që nga asgjëja Sali Berisha i ka bërë të pasur, janë ata që financojnë foltoren, që janë krahu, dora e Sali Berishës, përfshihen këtu edhe një pjesë e deputetëve. Pse Argita është zgjedhje ideale. Është zgjedhje ideale sepse ajo është kisha e radhës që mund ti besojnë sepse është brenda berishizmit. Gjithashtu ajo është e vetmja që mund të mbledhë borxhet e doktorit”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026