Kërkesa e SPAK/ Iljazaj: Shanset e vetme që ka Berisha për t’u mbrojtur
Gazetari dhe politologu Ervis Iljazaj është shprehur se e vetmja gjë që duhet të bëjnë avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, është që të argumentojnë se ndaj tij ka një përndjekje politike.
Komentet Iljazaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku shpjegoi se zakonisht imuniteti ekziston dhe ka ekzistuar që një deputet të mos ketë përndjekje politike.
Ai tha se Berisha dhe avokatët e tij nuk e kanë bërë këtë deri tani. Komentet e tij vijnë pas miratimit në Këshillin e Mandateve të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e Berishës.
“Protesta është e rëndësishme, edhe pjesëmarrja. Berisha kishte dalë për të demonstruar forcë. Edhe mirë ka bërë. Unë mendoj këtë gjë, zakonisht imuniteti ekziston dhe ka ekzistuar që një deputet të mos ketë përndjekje politike. Të vetmen gjë që duhet të bëjnë avokatët e deputetëve është që të demonstrojnë që Berisha ka një përndjekje politike.
Avokatët këtë gjë nuk e kanë bërë, ose e kanë bërë shumë pak. Nuk është se kanë demonstruar ndodnjë fakt domethënës që ka një përndjekje politike. Përndjekjen politike duhet ta demonstrosh. Berisha thotë se ky është SKAPI i partisë dhe veç kësaj nuk ka ndonjë fakt për përndjekje politike.
SPAK është një institucion i ri dhe çdokujt do i vij ora. Mendimi im personal është që Berisha mund të hetohej edhe i lirë. Berisha ka më shumë argumenta juridik sesa politik dhe nuk e kuptoj pse mbrohet politikisht”, tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda