Berjani: Vijnë nga Shqipëria për t’u furnizuar me naftë në Kosovë
Dhe pse vazhdimisht ka pasur ulje dhe ngritje të çmimit të karburanteve në vendit tonë, përsëri duhet se në Shqipëri çmimi vijon që të jetë më i lartë sesa në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë.
Në bursa ka pasur ulje të çmimeve por sipas ekonomistëve kjo gjë nuk është reflektuar në tregun shqiptar.
Ndërkohë Fadil Bejrani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarve në Kosovë është shprehur se shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen me karburante në Kosovë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai nënvizoi se klientët janë të kënaqur me shërbimin, çmimin dhe cilësinë.
“Shumë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen te ne në Kosovë, na mundëson që t’u shërbejmë më mirë qytetarëve. Kemi shumë klientë nga Shqipëria që janë të kënaqur me shërbimet, me çmimin dhe me kualitetin”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë