“Ma kthe borxhin”- Detaje nga plagosja në Shkodër: 2 personat me lidhje familjare

19 Dhjetor 2023 | 13:02

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një dite më parë në qendër të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua në drejtim të shtetasit Aleksandër Curaj, 40 vjeç.

Mësohet se 40 vjeçari dy prej katër plumbave i ka marrë në pjesë e gjoksit ndërsa ka fraktura edhe në krah por ka arritur që të shpëtojë. Gjithsesi i plagosur vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes shtetasi Dedë Bici i shpallur në kërkim ende nuk është arrestuar nga forcat e policisë. Autori i dyshuar pasi kreu plagosjen u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valuator, por arriti që t’i shpëtojë ndjekies së policisë.

I plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë patur një lidhje familjare mes tyre pasi Curaj është nipi i baxhanakut i Bicit. 40 vjeçari Aleksandër Curaj i kishte një borxh parash shtetasit Dedë Bici që nuk ia kishte dhënë ende. Autori i dyshuar prej disa kohësh i kërkonte që t’i shlyente borxhin gjë e cila solli edhe konfliktin fizik e më pas plagosjen e 40 vjeçarit.

Një ditë më parë fillimisht i plagosuri dhe autori janë përfshirë në një sherr fizik me grushte. Një polic që ishte civil në atë moment ka ndërhyrë duke i ndarë por të dy i kanë thënë policit se do ta zgjidhin vetë pasi kanë një problem lekësh.

Vetëm pak minuta më pas shtetasi Dedë Bici dyshohet se ka nxjerrë pistoletën që e kishte me vete dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të 40 vjeçarit Aleksandër Curaj i cili mbeti i plagosur rëndë por pas ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët e spitalit rajonal Shkodër gjendja e tij u stabilizua edhe pse ende rrezikun për jetën nuk e ka kaluar plotësisht.

Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon punën për arrestimin e autorit të dyshuar që u largua me një biçikletë në mes të qytetit dhe për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje të ndodhur në orën 9:00 të 18 dhjetorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026