Adhuruesi i teorive konspirative futet në Kuvendin e Serbisë me 13 deputetë

19 Dhjetor 2023 | 13:26

“E kemi thënë atë që populli dëshiron ta dëgjojë dhe e sheh si vlerë të tijën” – kështu e shpjegon Branimir Nestoroviç suksesin e listës së tij zgjedhore “Ne, zëri i popullit” në zgjedhjet e Serbisë, më 17 dhjetor.

Rezultati i listës së këtij mjeku dhe adhuruesi të teorive të konspiracionit – i cili ka kontestuar koronavirusin, ndërsa publikisht ka kërkuar prova “më bindëse” se Toka nuk është pllakë e sheshtë – konsiderohet si befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, shkruan REL.

Kjo listë pro-ruse ka lënë jashtë pragut elektoral shumë aktorë të njohur politikë.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ajo ka fituar 4.8 për qind të votave, që mund t’i sjellin 13 mandate në Kuvendin e Serbisë. Ndërsa, në Beograd, kjo listë mund të jetë vendimtare për formimin e qeverisë.

Sociologu serb, Zoran Stojilkoviç, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha zgjedhjet sjellin disa mundësi për lojtarët që, zakonisht, luajnë vetëm një sezon zgjedhor, por se ata mund t’i hapin vetes edhe shanse për një prani më të gjatë.

“Nuk po flasim për 10, 15 apo 20 për qind të votave të kësaj liste. Po flasim për diçka nën 5 për qind të votave”, thotë ai.

Stojilkoviç vlerëson se mes pushtetit dhe koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, një pjesë e qytetarëve ka dashur diçka tjetër.

“Politika e forcës së tretë, e cila është demokratike, por qartazi eurofobike, është një pozicion që ka mundur ta artikulojë atë qëndrim, aq më tepër që e djathta kombëtare nuk ka treguar vullnet për të krijuar koalicione mjaft të gjera për të kaluar pragun”, thotë Stojilkoviç.

Sipas deklaratave të Branimir Nestoroviçit natën e zgjedhjeve, listën “Ne, zëri i popullit” e ka mbledhur kundërshtimi i “perëndimorëve që duan të na marrin Kosovën”.

Ai është fytyra më e njohur e listës zgjedhore “Ne, zëri i popullit”.

Për publikun është bërë i njohur kur në botë është shfaqur koronavirusi, të cilin e ka cilësuar si “virusin më qesharak në historinë e njerëzimit, që ekziston në Facebook”.

Nga ajo kohë daton edhe mesazhi i tij për gratë që mund të shkojnë lirisht në Milano të Italisë për të bërë pazare, në kohën kur situata me koronavirusin në Itali ishte alarmante.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026