Kryetari i Komunës së Preshevës: Kishte parregullsi të shumta në zgjedhjet në Serbi
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur se në zgjedhjet e mbajtura në Serbi ka pasur parregullsi të shumta.
Komentet Arifi i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se deputeti shqiptar i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i shërben interesave të presidentit Aleksandër Vuçiç.
Ai foli edhe për bashkëpunimin që ka me Shqipërinë, ku sipas tij, janë disa projekte që janë planifikuar për t’u realizuar sëbashku.
“Ne kemi pasur parregullsi në disa vendvotime nga pikërisht lista e Kurtit, por ato nuk ndikojnë në rezultat, pasi janë kontestuar. Në këtë drejtim ne i urojmë Kamberit për një mandat të dytë të Vuçiçit.
Ne vazhdojmë me luftën politike, ne nuk na sjell asgjë deputeti. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim. Ne e vazhdojmë atë punën që kemi filluar. Ne kemi axhendën tonë dhe vizionin tonë për këtë vend. Nuk na dëmton as Kurti në këtë drejtim.
Kemi një bashkëpunim edhe me Tiranën, kemi projekte që po i realizojmë sëbashku. Nëpërmjet investimit në shëndetësi, ekonomi, etj, këto janë punët tona. Deputeti e ka siguruar mandatin ndoshta për të mirën e Vuçiçit, por neve nuk na intereson asgjë”, tha Arifi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West