Rama-Mitsotakis dhe “përplasjet” për Belerin, gazetari grek: Çfarë ndodhi në Bruksel

20 Dhjetor 2023 | 14:38

Redaktori i gazetës Kathimerini, Vasilis Nedos në një intervistë për Euronews Albania, zbuloi detaje nga biseda e dy kryeministrave Rama dhe Mitsotakis, në takimin në Bruksel. Ai ka treguar se çfarë u tha mes dy liderëve dhe “përplasjet” e tyre për çështjen e Fredi Belerit.

“Mendoj se diskutimi ishe miqësor, por do të thoja se nuk kishim ndonjë kalim më tej, nuk kishim progres. Pala e Mitsotakis thoshte se çështja Beleri nuk është dy palëshe, ka të bëjë me shtetin e të drejtës, “lëreni të betohet, e të ecim tutje”. Rama nga ana tjetër ka thënë se ka koncept tjetër, sipas tij çështja  Beleri është dypalëshe dhe Bashkimi Europian nuk fare punë me këtë”,-tha Rama.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë mjaft mirë”, kështu i vlerësoi gazetari,  i cili duke i vënë nota, e vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve me notën 7.

Ai tha se edhe mes dy kryeministrave janë të mira pavarësisht se duket se çështja Beleri, i ka tronditur pak, megjithatë edhe për marrëdhënien Rama-Mitsotakis, gazetari i Kathimerini, e vlerësoi me notën 7.

“Do të thoja se marrëdhëniet Shqipëri- Greqi, raportet dypalëshe janë në raport 7 dhe mund të shkojnë deri te 10 dhe mendoj se raportet Mitsotakis- Rama për arsye të çështjes Beleri është tundur pak ky raport. Megjithatë edhe aty ka mirëkuptim. Do të vija notën 7 që të mos e çoja më poshtë”, tha gazetari.

Gjatë intervistës ai theksoi rëndësinë se përse kryebashkiaku i zjgedhur i Himarës duhet të bëjë betimin dhe të marrë detyrën që komuniteti i ka besuar, pavarësisht se mund ta humbasë sërish atë nëse shpallet fajtor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024