Analisti: Berisha në burg jo fundi i botës! Berluskoni bëri 32 gjyqe…

20 Dhjetor 2023 | 19:11

Politologu Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se procesi ndaj Sali Berishës po përcillet si një traumë sociale, në një kohë që duhet të jetë vetëm kulturë juridike në një shtet demokratik.

Ai solli në vëmendje rastin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusoni, i cili siç tha ka pasur 32 procese gjyqësore, por në asnjë rast nuk mobilizoi mbështetësit e tij për ta përdorur politikisht.

“Ishte krijuar koncepti që ky person përveç është ideal, është sikur faraonin ta çonin para një gjykate dhe po e konsiderojnë si një traumë sociale. Ndërkohë që mund të konsiderohet si diçka shumë normale. Berlusconi ka pasur 32 procese dhe ka bërë edhe punë të detyrueshme dhe në asnjë lloj rasti nuk ka mobilizuar masat, mbështetësit, Forca Italian për ta bërë një çështje politike një gjë të tillë. Ndërsa ne kemi vetëm një rast, që ndoshta mund të dalë, edhe i pafajshëm dhe po e konsiderojmë si fundin e botës”, tha Daci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026