Zbardhet padia e Rithemelimit në Kushtetuese kundër SPAK, Berisha s’e firmos

20 Dhjetor 2023 | 15:44

Euronews Albania ka siguruar padinë e plotë të grupit të Rithemelimit të depozituar në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e masave shtrënguese ndaj Sali Berishës.

Padia është firmosur nga 30 deputetë të PD, mes tyre edhe Gazment Bardhi.

Vetë Berisha nuk e ka firmosur padinë e grupit të Rithemelimit.

Dy ditë më parë, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Franci Nuri përfaqësues të Grupit të Rithemelimit depozituan në Gjykatën Kushtetuese një padi lidhur me “konfliktin e kompetencave midis pushtetit Gjyqësor dhe pushtetit Legjislativ për imunitetin e deputetëve”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 2 muaj më parë vendosi masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026