Marrëveshja për “Zgjedhoren”, deputeti Shameti: Afron më shumë shqiptarët me Europën
Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti i ftuar në studion e Good Morning Albanians në Euronews Albania, theksoi rëndësinë e krijimit të një sistemi zgjedhor të besueshëm, ndërsa shtoi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka qenë më tepër se transparent me shoqërinë civile dhe partitë parlamentare dhe joparlamentare.
“Nuk duhet të ketë asnjë skepticizëm në lidhje me shmangien e sugjerimeve, të rekomandimeve që ne i kemi shënuar në mënyrë të saktë nga seancat dëgjimore që kemi pasur me shoqërinë civile me partitë parlamentare, joparlamentare, përfshirë edhe partitë e vogla që kanë qenë pjesë e tryezave që ne kemi mbajtur”, tha z. Shameti.
I pyetur nëse do të diskutohet rreth sistemit zgjedhor, deputeti i PS-së tha se kjo çështje është në tryezën e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe shtoi se është paraqitur ditën e enjte nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare.
Ulja në tryezë e Damian Gjiknurit, për të cilin ka pasur shumë diskutime, pasi është akuzuar për shitblerje votash, z. Shameti u shpreh se këto çështje i takojnë organeve të drejtësisë.
“Nuk dua që ta sfumoj rëndësinë e asaj tryeze politike që është gjetur marrëveshja , për ta bërë atë politike, për ta çuar deri në fund reformën zgjedhore, për të afruar më shumë shqiptarët me Europën, për të bërë të mundur që në samitin e Zagrebit të çelen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi deputeti.
Shameti u shpreh optimist për mbylljen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore brenda datës 15 mars. Ai shtoi se mendimi i ndërkombëtarëve do të jetë ai që “do t’i vë vulën” nëse do të ketë kundërshti midis aktorëve pjesëmarrës në tryezë apo në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Intervista e deputetit të Partisë Socialiste, Adnor Shameti
Duket se është arritur një dakordësi mbas shumë debatesh, por ka një shqetësim nga organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile që mendojnë se janë përjashtuar nga diskutimet për reformën zgjedhore.
Z. Shameti: Si anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore, jemi në një pikë, kur pas vendimit të vitit 2019 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për riformatimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kemi operuar me tre blloqet kryesore të raporteve periodike të OSBE/ODHIR-it dhe dua t’ju siguroj se kemi qenë më tepër se transparentë në të gjitha tryezat që kemi siguruar dhe ju siguroj se dhe përmes tryezës së fundit të organizuar, produkti përfundimtar që do të dalë, do të dalë detyrimisht nga Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore që më pas do t’ia rekomandojë seancën plenare të Republikës së Shqipërisë, kështu që nuk duhet të ketë asnjë skepticizëm në lidhje me shmangien e sugjerimeve, të rekomandimeve që ne i kemi shënuar në mënyrë të saktë nga seancat dëgjimore që kemi pasur me shoqërinë civile me partitë parlamentare, joparlamentare, përfshirë edhe partitë e vogla që kanë qenë pjesë e tryezave që ne kemi mbajtur.
Kjo nënkupton se do të diskutohet edhe sa i përket sistemit zgjedhor për të cilën duket se më i interesuar deri tani është shoqëria civile, organizatat joqeveritare
Z. Shameti: Partia Socialiste nuk i trembet asnjë sistemi dhe nuk ka asnjë sistem të paracaktuar apo të mbivlerësuar, ashtu sikurse të gjithë ndërkombëtarët në raportet e tyre, asnjëherë nuk e kanë ngritur çështjen e sistemit. Çështja me e rëndësishme në këtë moment të ecurisë së reformës zgjedhore është ajo e krijimit të një sistemi zgjedhor të besueshëm që shqiptarët të jenë të sigurt që do të zgjidhen dhe do të zgjedhin atë që e mendojnë të tillë. Sa i takon çështjes së sistemit zgjedhor, është në tryezën e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. E kemi dhe zyrtarisht të paraqitur sot nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare.
Kritika kryesore që i është bërë Partisë Demokratike në fakt pas marrëveshjes është ulja në tryezë e Damian Gjiknurit, i akuzuar për shitblerje votash. Në fakt, kjo atakon edhe vetë PS që çon për të bërë reformën zgjedhore një njeri që gjendet tashmë nën akuzë nga opozita por ka pasur edhe përgjime. A nuk do të ishte mirë që PS të kishte një njeri të pa përfolur nga ajo tryezë për të dhënë më shumë garanci por edhe për vetë prestigjin e saj.
Z. Shameti: Për mendimin tim është shumë e rëndësishme thelbi i asaj tryeze politike dhe nuk është çështje emrash ABC-ja e asaj tryeze. Nëse ka implikime apo problematika për emra të caktuar në proceset zgjedhore, janë çështje që i takojnë organeve të drejtësisë dhe ne e kemi thënë që nxisim organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre për ta realizuar. Nuk dua që ta sfumoj rëndësinë e asaj tryeze politike që është gjetur marrëveshja , për ta bërë atë politike, për ta çuar deri në fund reformën zgjedhore, për të afruar më shumë shqiptarët me Europën, për të bërë të mundur që në samitin e Zagrebit të çelen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mendoni se do të mbyllet brenda afatit të përcaktuar, 15 marsit?
Z. Shameti: Unë jam shumë optimist që po. Puna bruto kryesore në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore tashmë është kryer duke pasur parasysh edhe konsultimet që kemi bërë me faktorët e interesuar për realizmin me sukses të reformës zgjedhore, kështu që nuk shoh asnjë pengesë përse të mos e kryejmë një gjë të tillë. Edhe në marrëveshjen politike të dy ditëve më parë, është përcaktuar qartë që edhe nëse do të kemi kundërshti midis aktorëve pjesëmarrës në tryezë apo në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, do të jetë mendimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë, që do të prevalojë dhe do t’i vejë vulën, kështu që të mos ketë më asnjë diskutim mes palëve.
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill