21 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri, bie numri i të infektuarve

5 Mars 2021 | 17:03

Ministria e Shëndetësisë thotë se 21 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën, ndërsa nga 3171 teste të kryera, 780 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Në spitalet Covid në Tiranë si dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 janë në terapi intensive, nga të cilët 9 janë të intubuar. Po ashtu, janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23361
Fier 2602
Vlorë 1804
Durrës 1623
Shkodër 1360
Gjirokastër 1164
Korçë 897
Elbasan 847
Lezhë 775
Berat 679
Dibër 355
Kukës 327.

Në Shqipëri për shkak të pandemisë kanë ndërruar jetë 1897 qytetarë, shumica prej tyre, me sëmundje  bashkëshoqëruese. Qarku më i prekur në vend është ai i Tiranës, i cili kryeson listën e qarqeve si për numrin e viktimave ashtu dhe për të infektuarit me coronavirus.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit kundër Covid-19 vijon tek bluzat e bardha dhe tek të moshuarit mbi 80 vjeç. Autoritetet shëndetësore në daljet publike kanë apeluar tek qytetarët, që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat anti-covid.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026