Masakra e Pragës/ Ish-pedagogia: Kozak i dërgoi mesazh një mikeshe dhe i tha…

22 Dhjetor 2023 | 20:57

Ish-pedagogia e Universitetit të Pragës, Kestrina Peza, ka folur për ngjarjen që “tronditi” mbarë Çekinë, ku një i ri sulmoi me armë zjarri duke lënë të vdekur 14 persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Përmes një lidhjeje me “Euronews Albania”, Peza tha se autori i sulmit, David Kozak, njihej si njeri i qetë në shkollë dhe ishte student me rezultate të shkëlqyera.

Ajo tha po ashtu se pasi vrau të atij, autori David Kozak i kishte dërguar mesazh një mikeshë të tij dhe i kishte thënë se do të kryente vetëvrasje. Kjo bëri sipas saj, që Policia të kishte informacion për ngjarjen më herët.

“Emri i tij është David Kozak. Ka mbaruar ciklin prej 3 vitesh të shkollës së lartë me nivel të shkëlqyer, madje ka marrë edhe çmim nga universiteti. Ka qenë student i shkëlqyer dhe nuk ka asnjë precedent. Ngjarja është e habitshme.

Numri i të vrarëve është 14, madje ai është i 15. Ai ka vrarë ditën e djeshme në mëngjes babain e tij dhe ka qenë i dyshuar për vrasjen e dy personave të tjerë, pra i babait dhe i një vajze 2 muajshe. Nuk dihej që ka qenë një person problematik, ka qenë shumë i thjeshtë.

Kolegët e tij flasin për një student të thjeshtë dhe të heshtur. Kryetari i Bashkisë nga vjen djali ka deklaruar se ata kanë qenë një familje shumë e mirë. Kur vrau të atij ai i dërgoi një mesazh një mikeshe të tij që kishte ndërmend të bënte vetëvrasje dhe ajo ka informuar autoritetet.

Ka qenë një periudhë e shkurtër që kur policia ka qenë e informuar se ai do të bënte diçka. Telefonin e ka pasur në shtëpi, pasi Policia e ka telefonuar disa herë. Ka qenë i pajisur me armë të shumta që i kishte me leje dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka qenë në grupin e të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në pyll”, tha Peza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026