“Asnjë parti s’hapi shampanjë”, gazetari: Fundi i tranzicionit, pas Berishës…

22 Dhjetor 2023 | 21:35

Gazetari Arbër Hitaj tha në “Review” në Euronews Albania se në gjithë procesin për hetimin dhe kërkimin e masës së sigurisë së Sali Berishës, nuk shikon shkelje të të drejtave të tij.

Ai tha se kjo nuk është politike, pasi po të kishte interes politik, Rama mund ta kishte sulmuar atë më herët, pas zgjedhjeve të 14 majit, e jo në një moment qetësie që nuk i jep leverdi. Sipas gazetarit, ky moment shënon fundin e tranzicionit, pasi pas ish-kryeministrit zyrtarë të tjerë do dalin para drejtësisë,

“Unë nuk shikoj shkelje të të drejtës së Sali Berishës. Edhe politikisht, nëse do të kishte interes zoti Rama, ta godiste juridikisht nuk do e godiste në këtë moment. Fitoi zgjedhjet në 14 maj, rezultati ishte i thellë.

Përse do e godiste në një moment qetësie që nuk i jep leverdi. Unë besoj se në asnjë seli politike nuk ka hapur hapje shampanje. Të gjithë janë të trembur. Sot ishte Berisha, nesër do jenë zyrtar të tjerë ka filluar faza e fundit e tranzicionit”,-tha gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026