Sulmi në Veri, ministri Svelça publikon prova dhe foto: Lidhja me djalin e Vuçiçit
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi terrorist që serbët kryen në 24 shtator në Banjskë, në Veri të Kosovës.
Gjatë një konference për media me kryeministrin Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri një kronologji të gjithë ngjarjes që ndodhi më 24 shtator.
Ai paraqiti fotografi, harta dhe pamje të shkëputura nga droni, për vendndodhjen dhe lëvizjen e anëtarëve të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.
Svelça publikoi informacione për të dyshuarit e sulmit, duke publikuar fotografi dhe informacione të tjera personale për ta.
Po ashtu, ai nxori edhe dëshmi se Milan Radoiçiç ishte prezent gjatë barrikadave të vitit të kaluar në veri të vendit dhe dëshmi se të dyshuarit e sulmit kanë afërsi me djalin e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Në sulmin terrorist në Banjskë ishin pjesëmarrës edhe dy vëllezër, ku njëri nga ta i cili quhet Danijel Gjukiq, shihet në një foto së bashku me djalin e presidentit Vuçiç.
“Është e çuditshme se si djali i një presidentit mund të ketë kësi afërsie me dy vëllezër të cilët, jo vetëm në Kosove janë të kërkuar për trafikim të narkotikëve, por janë të dënuar në Serbi për trafikim të sasive të mëdha të drogës atje”, u shpreh Sveçla.
Sveçla tha se që nga viti 2021 deri më tani, Policia e Kosovës është goditur nga 114 sulme në veri, kryesisht të kryera nga grupi, që sipas tij, kreu sulmin në Banjskë.
Kosova për sulmin në Banjskë fajëson Serbinë, ndërkohë që Beogradi mohon përfshirjen në këtë ngjarje.

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)