Rezultatet në shkolla, si po e pengon politika arsimin  

23 Dhjetor 2023 | 19:45

Në emisionin Money në Euronews Albania u analizuan këtë të shtunë disa nga faktorët që mund të kenë ndikuar në përkeqasimin e rezultateve të performancës së 15-vjeçarëve shqiptarë në testimin e PISA-s.

Shqipëria renditet e parafundit në rajon, pothuajse në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut. Në Ballkanin Perëndimor, rezultatet më të larta janë arritur në Serbi e Mal të Zi. Ndërkohë, Kosova ka ecurinë më të dobët në testin PISA, dhe për disa nga ekspertët vendas, përvec pandemisë, problemi duhet parë edhe tek ndryshimet e qeverive.

Specialistja e Arsimit Irida Sina deklaroi në Money se nëse arsimi do të ishte i pavarur nga politika, rezultatet e PISA-s do të ishin ndryshe.

“Në qoftë se arsimi do të kishte qënë kaq i pavarur nga politika, këto rezultate nuk do t’i kishim sot. Ka qenë dhe uroj të mos jetë në vazhdim, në mënyrë që mësuesi të flasë dhe të shprehë mendimet e veta sepse vetëm kështu mund të ndryshojmë arsimin”, tha ajo.

Pedagogia Majlinda Keta u shpreh se mësuesit dhe drejtuesit e shkollave nuk duhet të ndërrohen sa herë kemi rotacione politike.

“Unë uroj që analizën e PISA-s 2022 ta bëjë parlamenti shqiptar, i cili duhet të riamendojë ligjin e arsimit parauniversitar, për ta bërë realisht funksionale mosndërhyrjen e politikës në arsim, që do të thotë politika të mos guxojë të ndërrojë drejtuesit në arsim, sapo ndodhin rotacione politike, për të mos folur për rastin e së majtës, ku ndërrohen ministrat dhe drejtuesit së bashku me enturazhet e tyre”, tha ajo.

Sakaq Gerti Janaqi, drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit, tha se reformat duan mbi 15 vite të japin rezultate.

“Nuk mendoj se lëvizjet në qeveri prekin rezultatet e një sistemi arsimor. Investimi në arsim, frytet i jep shumë vonë. Ekspertët thonë se frytet dalin pas 15-20 vitesh. Arsimi është ndryshim mendësië”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026