Reforma në arsim, cilësi apo dështim?  

23 Dhjetor 2023 | 19:58

Në emisionin Money në Euronews Albania u analizuan këtë të shtunë disa nga faktorët që mund të kenë ndikuar në përkeqasimin e rezultateve të performancës së 15-vjeçarëve shqiptarë në testimin e PISA-s.

Në vitin 2014, qeveria hapi një dritare të re për shkollat dhe universitetet, duke prezantuar një reformë, e cila në klasat 9-vjecare dhe në gjimnaz, erdhi me strategjinë për të thjeshtuar tekstet e mbingarkuara, të mësuarit e nxënësve dhe rindërtimin e koncepteve profesionale të mësuesve, për përmirësimin e nxënies dhe shkathtësisë së nxënësve.

Gerti Janaqi, drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit deklaroi në Money se cedimi nuk është te kurrikulat, por te aplikimi i tyre nga mësuesit.

“Reforma e nisur në vitin 2014 ka qenë sistemike, por rezultatet tregojnë se duhet shumë punë për të ndryshuar mendësinë e mësuesve dhe kurrikulës (këtë e thonë dhe vlerësimet e BE dhe BB). Pra nuk flasim për cedim të dokumentacionit të shkruar, por mënyrës si aplikohet ky dokumentacion në shkolla”, tha Sina.

Sakaq Specialistja e Arsimit Irida Sina deklaroi: “Nëse ka një reformë dhe neve nuk dëgjojmë atë që bën debat, ky është problemi. Kur kjo reformë filloi të zbatohej, unë nuk do ta harroj se kam qenë pjesë e kësaj refrome dhe kam qenë nja nga personat që futi për herë të parë gjuhët e kodimit. Kjo risi ndodhi dhe në të njëjtën kohë kishim ekspertët e shkencave, të fizikës dhe të Matematikës, të cilët thanë: Po shkojmë shumë mbrapa, tekstet nuk i përshtatent traditës që ne kemi. Ndosht duhet ta kishim marre ne fokus ate që thanë mësuesit”.

Pedagogia Majlinda Keta tha se arsimi në Shqipëri ka dështuar pasi ai kurrë nuk është parë si mision kombëtar.

“PISA tregon se arsimi bazë ka dështuar, megjithatë nuk është vetëm fajësi e qeverisjes. Arsimi nuk është parë ndonjëherë si detyrim dhe mision kombëtar, për të cilin palët duhet të krijojnë kompromisin më të madh të mundshëm. Këto mendojnë se me një reformë që kalon me maxhorancë numerike, këto janë bashkëfajtorë në të njëjtën mëyrë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026