Vjedhja e armëve në bisedën e Dumanit/Dervishi: Si u futën “në dhe” mbi 20 pistoleta
Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se shkrimi i gazetarit të kronikës, Elton Qyno, mund të ketë ndikuar për zhdukjen e gjurmëve të mbi 20 pistoletave, të zbuluara se ishin vjedhur nga Nuredin Dumani, nga një bisedë e këtij të fundit me një person tjetër.
Komentet Dervishi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku po mbështeste idenë e ruajtjes së sekretit hetimor.
Ai tha gjithashtu se këto armë mund të përfundojnë në duart e kriminelëve të rrezikshëm dhe mund të kryhen vrasje me to.
Sipas tij, SPAK do të kryejë një hetim të thelluar mbi këto armë zjarri.
“Një nga shkrimet që bëri Qyno ishte biseda mes Nuredin Dumanit dhe dikujt për vjedhjen e 20 e ca pistoletave. U mor vesh që për këto pistoleta ka dijeni SPAK.
SPAK do bëjë një hetim për këto pistoleta, sepse me këto pistoleta mund të bëhej një numër vrasjesh, pasi ishin në duart e kriminelëve të rrezikshëm si Dumani.
Pas kësaj bisede këto pistoleta u futën 5 pashë në dhe, u zhdukën provat. Ja një ide shumë e thjeshtë, me një nga shkrimet shumë të thjeshta”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk