“SPAK arreston vetëm pasi i shkarkon Rama”, Dhuli: Jorgo Goro shumë shpejt në burg

24 Dhjetor 2023 | 11:42

Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit tha në një intervistë për Euronews Albania se ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro shumë shpejt do arrestohet.

Sipas tij, SPAK arreston zyrtarët vetëm pasi shkarkohen nga kryeministri. Ai solli në vëmendje ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili siç tha nuk u hetua asnjëherë sa ishte në detyrë.

“Jorgo Goro shumë shpejt do shkojnë në burg sepse sipas të gjitha informacioneve shumë shpejt Rama do t’i japë leje SPAK për ta arrestuar, mesa duket SPAK po i bën presion Ramës që nuk mund ta mbash më në detyrë se ne duam ta çojmë në burg. SPAK nuk ka arrestuar asnjë person në detyrë, i lë derisa i shkarkon Rama, pastaj i heton, siç ndodhi me Olta Xhaçkën, është metodë e njohur.

Si është  e mundur që Beqaj nuk është në burg por është i lirë, koncesionet janë dhënë para 10 vjetësh dhe këta rikthehen tani kur ai nuk është në detyrë”, tha Dhuli

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026

50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

Gazetari Artan Hoxha këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka zbuluar detaje mbi operacionin e fundit antidrogë të SPAK...
15:21 | 16/06/2026

Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë detaje të reja lidhur me pamjet luksoze nga qelia...
14:33 | 12/06/2026